Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajduku i Splitit dhe Dinamo Zagrebi ndajnë pikët në derbin e madh kroat

Derbi i madh kroat ndërmjet Hajdukut të Splitit dhe Dinamo Zagrebit ka përfunduar pa fitues 0:0.

Ndeshja e xhiros së 25-të në elitën e futbollit kroat ishte e baraspeshuar me të dyja ekipet që krijuan shanse të mira shënimi, por nuk gjetën golin.

Te Hajduku i Splitit për 65 minuta u aktivizua Emir Sahiti.

Dinamo Zagrebi pas 26 ndeshjeve renditet në pozitën e parë me 54 pikë.

Hajduku i Splitit renditet në pozitën e katërt me 49 pikë.