Hajduku e Dinamo kanë barazuar në derbin më të madh kroat. Të premten mbrëma në Split, dy skuadrat kryesore të Kroacisë luajtën 1:1. Ndeshja i ka takuar xhiros së 14-të të kampionatit kroat.
Marko Livaja kaloi në epërsi Hajdukun në minutën e 27-të, ndërsa rezultatin në 1:1 e ka barazuar Bruno Petkoviq nga penalltia në minutën e 72-të.
Emir Sahiti luajti deri në minutën e 59-të për Hajdukun, derisa Arijan Ademi kompletoi ndeshjen te Dinamo.
Dinamo mbetet e pamposhtur. I ka 11 fitore dhe dy barazime dhe udhëheq në tabelë me 13 pikë. Hajduku është i dyti me 27 pikë. Dinamo është shkëputur tashmë në garën për titull të kampionit.
Artikuj të ngjashëm