Hajduku ka bërë kthim të madh për ta fituar derbin ndaj Dinamo Zagrebit. Të premten mbrëma, Hajduku i Splitit fitoi 2:1. Derbi më i madh kroat u zhvillua në kuadër të xhiros së parë. Ndeshja u luajt në Zagreb.
Dinamo kaloi në epërsi në minutën e 35-të. Realizoi Bruno Petkoviq. I njëjti lojtar humbi penallti në minutën e 65-të.
Kapiteni Marko Livaja barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 74-t. Ndërkohë golin e fitores për Hajdukun e shënoi Rokas Pukstas në minutën e 93-të.
Emir Sahiti startoi te Hajduku, ndërsa u zëvendësua në minutën e 58-të. Leon Dajaku hyri në lojë në minutën e 67-të për Hajdukun. Ai debutoi në kampionatin kroat.
Dinamo javën e kaluar mposhti Hajdukun në ndeshjen për Superkupë të Kroacisë.