Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi e Sahiti nuk fitojnë në ndeshjen e veçantë

Nuk ka dhënë fitues derbi më i madh kroat mes Dinamo Zagrebit dhe Hajdukut. Të dielën mbrëma në “Maksimir” të Zagrebit, ndeshja përfundoi pa gola.

Dinamos iu anulua një gol për lojë me dorë. Ndeshja i ka takuar xhiros së 19-të. Hajduku mbetet lider me 41 pikë dhe do të dimërojë në pozitën e parë.

Rijeka është e dyta me 35 pikë, por një ndeshje më pak të luajtur. Ndërkohë Dinamo është e treta me 34 pikë, por ka dy ndeshje më pak të luajtura.

Arijan Ademi kompletoi ndeshjen te Dinamo. Emir Sahiti startoi te Hajduku, ndërsa u zëvendësua në minutën e 82-të. Leon Dajaku luajti prej minutës së 29-të.

Ademi ka vendosur rekord për paraqitje në derbi. Kapiteni i Dinamos ka luajtur ndaj Hajdukut për herë të 37-të, si asnjë lojtar tjetër i Dinamos. Ndërkohë Emir Sahiti e luajti ndeshjen e 100-të me Hajdukun.

Artikuj të ngjashëm