Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajdini: Ndeshjet e mbetura i shfrytëzojmë për përgatitje për Europë

Bledar Hajdini, portieri i kampionit të ri të Kosovës në futboll Trepça ‘89, thotë se tri ndeshjet e mbetura të sezonit do të shfrytëzohen që ekipi të përgatitet për kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

89-shi siguroi matematikisht titullin e parë në histori të klubit pasi mposhti Besën, teksa deri në fund të sezonit do të zhvillohen edhe tri ndeshje.

“Me fitoren e sotme edhe zyrtarisht jemi kampionët e ri të Kosovës, ku tri ndeshjet e mbetura duhet të luhen vetëm sa për prestigj dhe njëkohësisht t'i shfrytëzojmë që të përgatitemi sado pak për rrugëtimin në Europë. I falënderoj bashkë lojtarët, kryesinë e klubit e gjithashtu gjithë fansat dhe mbështetësit e ekipi tonë”, ka shkruar ai.