Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajdari kthehet te Juventusi, do të bashkohet në stërvitje me ekipin e parë

Albian Hajdari ishte transferuar shtatorin e kaluar nga Baseli te Juventusi. Por menjëherë ishte kthyer huazim te skuadra zvicerane. Huazimi, sipas njoftimit zyrtar të Juventusit, ishte i vlefshëm për dy vjet.

Por te gjiganti italian i futbollit kanë vlerësuar se Hajdari tashmë është i vlefshëm për skuadrën. Ndonëse marrëveshja për huazim ishte e vlefshme edhe për një vit tjetër, Juventusi ka vendosur ta thërras 18-vjeçarin. Këtë e ka bërë të ditur Baseli të enjten.

Madje, sipas njoftimit të Baselit, Hajdari menjëherë do të bashkohet në stërvitje me skuadrën e parë të Juventusit. Bëhet fjalë për klubin më të madh në Itali dhe njërin prej klubeve më të suksesshëm në Evropë.

“Albian Hajdari (18), mbrojtësi i Baselit, është thirrur në ekip nga klubi i tij, Juventusi i Torinos. Klubi që ka numër rekord të titujve të Italisë ka shfrytëzuar opsionin dhe Hajdari do të fillojë menjëherë përgatitjet për stinorin e ri me ekipin e parë të Juventusit”, ka njoftuar Baseli.

“Në shtator të vitit të kaluar, Juventusi i Torinos firmosi me atëherë 17-vjeçarin Hajdari. Mbrojtësin e qendrës e transferoi nga Baseli, por në të njëjtën kohë e huazoi për dy vjet në klubin amë. Te FC Basel, Hajdari e ka kaluar gjithë karrierën e grupmoshave të reja, duke filluar nga U12. Tani, pas një edicioni, Juventusi e ka shfrytëzuar opsionin për një kthimi të hershëm të Hajdarit. Kjo skuadër po përgatitet për edicionin e ri në Serie A. Te FC Baseli janë tetë lojtarë defanzivë”.

Baseli i ka dëshiruar Hajdarit sukses te Juventusi dhe e ka falënderuar për kontributin që kishte për skuadrën zvicerane.

Edhe Baseli e kthen Hajdarin nga të rinjtë e Juventusit Sport Baseli e kthen Hajdarin nga të rinjtë e Juventusit

Në edicionin 2020/21, Ramadani i luajti tetë ndeshje në Superligën e Zvicrës, katër në kategorinë e tretë dhe dy në ekipin U18.

Ai vlerësohet prej mbrojtësve më të talentuar në Zvicër. Ka luajtur dy ndeshje për U15 të Zvicrës, tetë për U16 të Zvicrës e pesë për U17. Ndërkohë në maj debutoi te U21 e Zvicrës.

Fakti që Juventusi e ka kthyer më herët nga huazimi, lë të kuptohet se përgjegjësit e klubit italianë janë të kënaqur me zhvillimin e tij. Juventusi të mërkurën nisi ushtrimet nën urdhrat e trajnerit të ri, Massimiliano Allegri. Emra të mëdhenj të futbollit, duke përfshirë shumë kampionë evropianë, janë pjesë e Juves.