Qendërmbrojtësi Albian Hajdari është rikthyer te skuadra e Baselit pas gjashtë muajve te Juventusi. Skuadra zvicerane ka njoftuar të martën se ka arritur marrëveshje me Juventusin që ta huazojë Hajdarin deri në fund të këtij sezoni. Hajdari të martën do t’i nis përgatitjet me ekipin e parë të Baselit për pjesën e dytë të këtij edicioni.
Hajdari 18-vjeçar iu pat bashkuar Juventusit në verën e vitit 2020 nga Baseli, por menjëherë u pat kthyer te ekipi zviceran në huazim për një vit ku luajti te skuadra U21.
Në verën e vitit të shkuar, Hajdari u kthye te Juventusi me ekipin U19. Ai gjithashtu ka edhe një paraqitje me Përfaqësuesen U21 të Zvicrës kurse si futbollist është rritur te akademia e Baselit.