Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hainer: Nuk do ta lejojmë largimin e Lewandowskit

Presidenti i klubit të Bayern Munichut, Herber Hainer, ka bërë të ditur se nuk do ta lejojnë largimin e Robert Lewandowskit.

Sulmuesi polak ka kërkuar që të shitet gjatë kësaj vere, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Por presidenti i kampionit gjerman ka thënë se largimi i Lewandowskit nuk do të ndodhë këtë vit.

“Robert Lewandowski ka një kontratë me FC Bayern deri më 30 qershor 2023. Dhe ai do ta përmbushë atë”, deklaroi Hainer.

Për shërbimet e 33-vjeçarit interesim të vazhdueshëm ka shprehur Barcelona.

Artikuj të ngjashëm