Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hadërgjonaj ndihet i mashtruar nga skuadra e tij

Mbrojtësi kosovar Florent Hadërgjonaj ndihet i mashtruar nga Ingolstadti, skuadra e tij.

23-vjeçari të enjten për gazetën gjermane "Bild" ka theksuar se skuadra e tij Ingolstadt nuk është duke e respektuar marrëveshjen e arritur në verën e vitit të kaluar, kur edhe ishte transferuar nga skuadra zvicerane Young Boys, përcjell Koha Ditore.

Ai ka deklaruar se ka pasur një marrëveshje verbale me ish-drejtorin sportiv të Ingolstadit, Thomas Linke, të mos ketë klauzolë për lirim në rast të rënies së Ingolstadtit nga Bundesliga 1.

Dhe, ashtu ndodhi, Ingolstadti nuk siguroi mbijetesën në elitën e futbollit gjerman, por skuadra e tij nuk po e lë futbollistin e përfaqësueses së Zvicrës të largohet në drejtim të Stuttgartit, që ka shprehur interesim për të.

Ingolstadti kërkon nga Stuttgarti katër milionë euro për ta liruar mbrojtësin e krahut. Me Ingolstadtin, ai ka kontratë deri në verën e vitit 2020....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.