Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hadërgjonaj: Është ndeshje e veçantë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka përfunduar stërvitjen në Letzigrund në Zuerich dhe tashmë po mbahet konferenca për shtyp.

Në konferencë janë përzgjedhësi Alain Giresse dhe futbollisti i krahut, Florent Hadërgjonaj. Hadërgjonaj më herët ishte afër përfaqësueses së Zvicrës.

“Jo vetëm për mua, por për shumicën e lojtarëve është lojë speciale. Unë kam qenë në skuadër për Zvicrën, por përgatitem si për çdo ndeshje. Nuk ka ndonjë motivim të veçantë apo diçka të tillë. Është ndeshje speciale jo vetëm për mua, por për të gjithë”, ka thënë Hadërgjonaj.