Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hadergjonaj: Kemi bërë paraqitje fantastike ndaj Zvicrës

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj thotë se takimi ndaj Zvicrës ishte tejet emocionues.

Hadërgjonaj tha se Kosova pati paraqitje të mirë ndaj Zvicrës, me të cilën barazoi 1:1, dhe shpreson që të vazhdohet me paraqitje të tilla është në ndeshjet tjera.

“Të fitonim do të ishte një ndeshje më shumë se e veçantë. Kam pasur një ndjenjë tejet të veçante, pasi këtu jam lindur e jam rritur, dhe të luash kundër Zvicrës është një ndjenjë e veçantë. Besoj se kemi treguar vetën si ekip kemi treguar kualitet të lart dhe e kemi dhënë maksimumin në këtë ndeshje. Në të ardhmen synojmë të jemi edhe më të fortë dhe të kemi vazhdimësi. Ne kemi lojtarë cilësorë dhe besoj se do të ngjitemi edhe më lart”, ka thënë Hadërgjonaj, i cili foli edhe për golin që e pranoi Kosova.

“Ka qenë gabim individual dhe ishim të pafat pasi nuk arrita të largoj topin, por nga kjo ndeshje besoj se do të mësojmë shumë”, shtoi ai.