Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hadari debuton me fitore te Peja

Peja ka shënuar fitoren e parë me trajnerin e ri, izraelitin Rami Hadar, duke mundur Ponte Prizrenin me rezultat 115:79 (30:17, 23:25, 27:19, 35:18), në javën e 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Verdhezinjtë dominuan ndeshjen nga fillimi dhe nuk diskutuan çështjen e fituesit. 

Te Peja u dalluan Jalen Tate me 29 pikë, David Joseph me 27 pikë dhe Brad Waldow me tetë pikë e 20 kërcime, ndërsa te Ponte Prizreni më i miri ishte Adam Grant me 23 pikë e dhjetë kërcime.

Peja ka 16 fitore e shtatë humbje, ndërsa e kundërta është me Ponte Prizrenin, që ka shtatë fitore e 16 humbje.