Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hadar: Fitorja është e basketbollistëve

Trajneri izraelit, Rami Hadar, ka debutuar me fitore të thellë si selektor i Kosovës.

Kosova të mërkurën mposhti thellë Zvicrën në “Sezai Surroi” në Prizren. Hadar meritat për fitore ua ka lënë lojtarëve.

“Jam krenar me djemtë. Luajtën shumë fort. I falënderoj ata. Është fitore e tyre”, ka thënë Hadar, që ka vlerësuar lartë Dardan Kapitin.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan me Danimarkën në udhëtim. “Çdo gjë varet nga mbrojtja. Nëse luajmë këtë mbrojtje kemi shans në çdo ndeshje”, ka theksuar Hadar, që Pejën e udhëhoqi drejt titullit të kampionit.