Dy gola dhe tre asistime ka regjistruar ylli i Dortmundit, Erling Haaland, të shtunën.
“Verdhezinjtë” e nisin me fitore bindëse 5:2 kundër Eintracht Frankfurtit kampanjën e re të Bundesligës.
Fituesit e Kupës së Gjermanisë e nisën me fitore Bundesligën për sezonin e shtatë rresht.
Haalandi, i cili ishte i pandalshëm për mbrojtjen e Frankfurtit, asistoi në dy golat e para të Dortmundit. Fillimisht për kapitenin Marco Reus në minutën e 23-të dhe më pas për Thorgan Hazardin në minutën e 32-të.
Dy minuta më pas, shënoi vetë për 3:0.
Edhe
City me fitore të vlefshme ndaj Dortmundit
Haalandi e përgatiti edhe golin e pestë për Giovanni Reynan në minutën e 58-të, para se ta shënonte golin e 62-të në 61 ndeshje garuese për Dortmundin.
Dy golat e Frankfurtit u shënuan në minutën e 27-të dhe të 86-të. Felix Passlack shënoi autogol, kurse norvegjezi Jens Hauge e realizoi golin e dytë të skuadrës vizitore.