Dortmundi ka shkuar në kuotën e 22 pikëve në 12 ndeshje pas fitores që e shënoi të shtunën mbrëma në udhëtim te Eintracht Frankfurti, 2:1.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 12-të të Bundesligës gjermane.
Julian Brandt shënoi në minutën e 21-të, ndërsa shifrat për vendësit i barazoi Daichi Kamada pesë minuta më pas.
Jude Bellingham në formë shënoi golin e fitores në minutën e 52-të.
Portieri Diant Ramaj ishte në bankën rezervë te Frankfurti.
Artikuj të ngjashëm