Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi me fitore të rëndësishme

Mats Hummels ka shënuar gol në minutën e 81-të, ndërsa Erme Can në minutën e 93-të për fitoren e rëndësishme të Borussia Dortmundit.

Dortmundi të dielën fitoi 3:1 ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të Bundesligës gjermane.

Që në minutën e 13-të Mario Goetze kaloi në avantazh 1:0 Frankfurtin.

Karim Adeyemi barazoi në 1:1 në minutën e 33-të, kurse dy golat e vonshëm vendosën sfidën.

Pas xhiros së 26-të, Dortmundi i ka 50 pikë në pozitën e katërt. Eintracht Frankfurti është i gjashti me 40 pikë.

Artikuj të ngjashëm