Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haalandi nuk e lë Norvegjinë të turpërohet

Shumë kritike kanë qenë mediumet norvegjeze për fitoren e Norvegjisë.

Skuadra e Norvegjisë të mërkurën mbrëma fitoi ndaj Luksemburgut me rezultatin 1:0, falë një goli të shënuar nga Erling Haalandi.

Norvegjia e pati vetëm një gjuajtje për 90 minuta kundër Luksemburgut që nuk u vlerësua pozitive.

Haalandi nuk kishte shënuar për Norvegjinë në 311 minuta. Herën e fundit pati realizuar tre herë kundër Rumanisë në muajin tetor.

Në minutën e dytë të kohës shtesë, Haalandi e konvertoi në gol asistimin e Kristian Thorstvedtit.

Goli për të me fanellën norvegjeze erdhi pas 401 minutave.

“Ka qenë periudha më e dobët e imja. Ishte mirë që e përfundova këtë seri”, tha Haalandi pas ndeshjes.

“Thjeshtë nuk ka qenë mirë aspak. Të kesh vetëm një gjuajtje në 90 minuta kundër Luksemburgut, nuk është e mjaftueshme”, ka thënë Haaland për TV 2.

Artikuj të ngjashëm