Përditësim, 20:00 - Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka arritur shifrën e 53 golave në 47 ndeshje me fanellën e Norvegjisë. Ai shënoi dy gola të enjten mbrëma në fitoren e thellë të Norvegjisë kundër Estonisë me rezultatin, 4:1. Haaland shënoi golin për 3:0 në minutën e 65-të, ndërsa të dytin personal për 4:0 e realizoi në minutën e 62-të. Në total Haaland ka shënuar 30 gola këtë sezon në të gjitha garat për Manchester Cityn dhe Norvegjinë.
Dy golat e parë i realizoi Alexander Sorloth. Për 1:0 realizoi në minutën e 50-të, kurse dy minuta më vonë për rezultatin 2:0.
Ndeshja Norvegji – Estoni u zhvillua Oslo dhe i takoi kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Norvegjia ka siguruar kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm si e para e Grupit I.
Ndeshjen e fundit e luan të dielën kundër Italisë.
Haalandi i pandalshëm, shënon edhe dy gola tjerë
Norvegjia i shënoi katër gola për 12 minuta në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Estonisë, ndërsa nga dy gola shënuan Alexander Sorloth dhe Erling Halaand.
Sorloth realizoi në minutën e 50-të e të 52-të, kurse Haaland realizoi në minutat 56 e 62.
Haalandi ka shkuar në kuotën e 30 golave në këtë sezon në të gjitha garat me Manchester Cityn dhe Norvegjinë.
Me Norvegjinë ka 53 gola në 47 paraqitje.
Golat: