E ardhmja e Erling Haalandit vazhdon të diskutohet në mediat evropiane. Pas shkëlqimit te Dortmundi qysh në edicionin e parë, norvegjezi ka marr oferta nga klubet e mëdha evropiane.
Megjithatë, ai ka vendosur që të qëndrojë të paktën edhe një vit.
Por, sipas menaxherit të Dortmundit, Marco Rose, Haalandi mund të qëndrojë te skuadra gjermane edhe pas edicionit 2021-2022.
Rose këmbëngulë se i takon lojtarit që të zgjedh të ardhmen e tij. Duke folur për “Bildin” ai insiston se nëse raportojnë mediat dhe flasin tifozët për largimin e Haalandit, nuk është e domosdoshme që të ndodhë ashtu.
21-vjeçari Haaland ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024. U transferua te klubi gjerman nga Salzburgu në vitin e kaluar për 20 milionë euro. Statistikat e sulmuesit norvegjez me Dortmundin janë të frikshme. Ka shënuar 62 gola në po aq ndeshje dhe ka bërë edhe 18 asistime.