Norvegjia ka shënuar fitoren e dytë në Ligën e Kombeve, përkatësisht në Grupin 4 të Ligës B.
Norvegjia të dielën ka mposhtur si mysafire Suedinë me rezultatin 2:1.
Të dy golat për norvegjezët u shënuan nga superylli Erling Haaland.
Haaland fillimisht shënoi në minutën e 20-të nga pika e bardhë. Sulmuesi i Manchester Cityt realizoi edhe në minutën e 69-të për 2:0.
Golin e vetëm për Suedinë e realizoi Anthony Elanga në minutat shtesë të ndeshjes.
Edhe
Haalandi ia siguron fitoren Norvegjisë
Te Suedia në bankën rezervë ishte Edvin Kurtulush, kurse te Norvegjia Veton Berisha.
Me këtë fitore Norvegjia mban pozitën e parë me gjashtë pikë, ndërsa Suedia i ka tri pikë në vendin e tretë.