Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haalandi i gatshëm për Liverpoolin

Erling Haaland do t’i prijë sulmit të Manchester Cityt në ndeshjen derbi të Premier Leagues kundër Liverpoolit, që luhet këtë vikend. “Daily Mail” ka shkruar të hënën se lëndimi që Haalandi e pësoi me Norvegjinë nuk është serioz dhe do të jetë titullar ndaj Liverpoolit.

Ndeshja mes Cityt dhe Liverpoolit, zhvillohet të shtunën prej orës 13:30 dhe i takon xhiros së 13-të të kampionatit anglez.

City është lider në Angli me 28 pikë, një më shumë se skuadra e Liverpoolit që zë vendin e dytë në tabelë.

Haaland edhe këtë edicion ka vazhduar me formën e mirë, ku në 18 ndeshje të luajtura për Cityn, ka shënuar 17 gola në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm