Manchester City do të jetë pa sulmuesin Erling Haaland në ndeshjen e radhës që do ta luajë në Premier League. City, të shtunën përballet me Crystal Palacen, por trajneri Pep Guardiola nuk do ta ketë në dispozicion sulmuesin norvegjez.
Haaland ende nuk është rikuperuar nga lëndimi dhe është i detyruar të pauzojë edhe në këtë ndeshje.
Ai i ka munguar Cityt në dy ndeshjet e fundit në të gjitha garat për shkak të lëndimit që e pësoi vikendin e shkuar ndaj Lutonit, ndeshje që kampioni i Anglisë e fitoi.
Dueli mes Cityt dhe Palacet nis në orën 16:00 dhe i takon xhiros së 17-t në Premier League.
Haaland, deri më tani, ka shënuar 19 gola në 22 paraqitje për skuadrën e Cityt në të gjitha garat.