Erling Haaland ka shkëlqyer edhe në këtë vikend.
Sulmuesi norvegjez me Dortmundin e kanë fituar derbin që dhuroi shtatë gola në udhëtim te Leverkuseni, 4:3, në kuadër të xhiros së katërt të Bundesligës së Gjermanisë.
Haalandi realizoi dy herë në këtë fitore.
Florian Wirtz i kaloi vendësit në epërsi në minutën e nëntë.
Megjithatë, në minutën e 37-të, Haalandi i barazoi shifrat me kokë pas gjuajtjes së saktë.
Vendësit e rikthyen epërsinë në fundin e pjesës së parë nëpërmjet sulmuesit Patrick Schick.
Katër minuta pas pushimit, Julian Brandt realizoi për 2:2.
Moussa Diaby e shënoi golin e fundit për nikoqiri në minutën e 55-të.
Megjithatë, Leverkuseni u dorëzua më pas duke pranuar dy gola brenda gjashtë minutash.
Raphael Guerreiro në minutën e 71-të dhe Erling Haaland përmbysën rezultatin dhe ia dhuruan fitoren “verdhezinjve”.
Pas katër ndeshjeve Dortmundi ka nëntë pikë, derisa Leverkuseni ka shtatë pikë në katër ballafaqime të zhvilluara.