Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi fiton derbin me Leverkusenin

Dortmundi ka fituar derbin me Leverkusenin në Bundesligën gjermane.

Në ndeshjen e fundit të xhiros së 18-të të elitës së futbollit gjerman, Dortmundi fitoi në udhëtim te Leverkuseni 2:0. Ishte disfata e parë pas pesë ndeshjeve për Leverkusenin e drejtuar nga Xabi Alonso.

Karim Adeyemi shënoi në minutën e 33-të të ndeshjes për 0:1, ndërsa goli i fundit në ndeshje, ishte autogoli i Edmond Tapsobas.

Pas 18 ndeshjeve të luajtura, Dortmundi ka 34 pikë. Leverkuseni në vendin e nëntë ka 24 pikë.

Artikuj të ngjashëm