Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haaland dhe Sancho po i japin formë skuadrës së re dhe të uritur të Dortmundit

Ai është 19-vjeçar, luan për Borussia Dortmundin dhe nuk po mund të ndalet së shënuari gola.

Erling Haaland? Jo, është tjetri.

Derisa sulmuesi norvegjez ka marrë skenën qendrore duke realizuar shtatë herë në tri ndeshjet e para në Bundesligë, Jadon Sancho ka bërë më tepër për të kthyer Dortmundin në garën për titull të Gjermanisë, shkruan sot Koha Ditore.

Sulmuesi anësor anglez ka shënuar nëntë gola në nëntë ndeshjet e fundit në Bundesligë, dhe ka asistuar shtatë të tjerë gjatë kësaj periudhe. Këto gola kanë luajtur rol vendimtar, ndërsa Dortmundi i është afruar në vetëm tri pikë vendit të parë në Bundesligë. Sancho menjëherë ka gjetur gjuhë të përbashkët me Haalandin, norvegjezin që u transferua nga Salzburgu në fillim të vitit.

“Unë dhe ai kombinohemi shumë mirë dhe ndihmojmë skuadrën. Jam shumë i lumtur që ai është këtu”, ka thënë Sancho.

Edhe Dortmundi nuk blen superyje, por i krijon ata Sport Dortmundi nuk blen superyje, por i krijon ata

Për Sanchon, të lindur në Londër, transferimi nga Manchester City për te Dortmundi në vitin 2017 në kërkim të aktivizimit me skuadër të parë, ishte një rrezik. Por ia vlejti. Duke shënuar në fitoren 5:0 të Dortmundit ndaj Union Berlinit të shtunën, 19-vjeçari u bë lojtari më i ri në histori të Bundesligës që ka arritur në shifrën e 25 golave në elitën gjermane, duke thyer rekordin që kishte qëndruar që nga viti 1968.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)