Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gyan i jep fund karrierës si futbollist

Golashënuesi më i mirë i Përfaqësueses së Ganës në futboll, Asamoah Gyan, i ka dhënë fund karrierës si futbollist.

37-vjeçari në mes lotësh, njoftoi për vendimin e tij përkrah ish-sulmuesit të Bregut të Fildishtë, Didier Drogbas, në kryeqytetin e Ganës, Accra.

“Është koha t’iu tregoj të gjithëve. Është moment shumë, shumë i vështirë”, ka thënë shënuesi i 51 golave në 109 ndeshje për shtetin e tij.

Ai u pensionua nga futbolli aktiv pas 20 vjetëve karrierë.

Me Ganën debutoi në vitin 2003 si 17-vjeçar, kur u inkuadrua si zëvendësues në ndeshjen kundër Somalisë, në kualifikime të Botërorit. Për herë të fundit për Ganën luajti në vitin 2019.

Edhe Aubameyangu kthehet te Gaboni Sport Aubameyangu kthehet te Gaboni

Ai luajti në shtatë turne të Kupës së Afrikës. Përfundoi në vendin e tretë në vitin 2008, ndërsa ishte nënkampion në vitet 2010 dhe 2015.

Në nivel klubesh luajti edhe për Udinesen, Rennesin, Sunderlandin e Kayserisporin.