Ish-mbrojtësi i Juventusit, Interit, Udineses, Torinos dhe Cagliarit në Itali, Kwadwo Asamoah, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 33-vjeçare.
Ai ka luajtur edhe te Bellizona në Zvicër si dhe te Liberty në Ganë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSukseset më të mëdha i arriti me Juventusin ku për gjashtë sezone fitoi gjashtë tituj të kampionit, katër Kupa të Italisë dhe tri Suerkupa.
Për Juven luajti në 156 ndeshje në të gjitha garat. Shënoi pesë gola dhe bëri edhe 20 asistime. Në vitin 2018 u largua si lojtar i lirë nga “Zonja e Vjetër”.
Gjashtë muajt e fundit të karrierës së tij në vitin e kaluar, ai i kaloi te Cagliari.
Asamoah tani pritet të bëhet agjent i lojtarëve.