Sulmuesi i Chelseat, Pierre-Emerick Aubameyang, do t’i kthehet Përfaqësueses së Gabonit, një vit pasi njoftoi për pensionimin nga përfaqësuesja.
33-vjeçari është golashënuesi më i mirë i Gabonit me 28 gola në 68 paraqitje. Ai u pensionua nga Gaboni në maj të vitit 2022.
Por rikthimi i Aubameyangut është bërë i mundur pak pasi sulmuesi u takua me presidentin e shtetit afrikan, Ali Bongo Ondimba.
Gaboni kryeson në Grupin I kualifikues të Kupës së Afrikës me shtatë pikë nga katër ndeshje, një më shumë se Sudani i vendit të dytë.