Sport

Gunjina, i huaji i parë te Rahoveci

Alo-qendra kroate Jure Gunjina (204 cm) është përforcimi i parë i huaj te skuadra e Rahovecit për edicionin e ri.

Rahoveci ka konfirmuar marrëveshjen me lojtarin.

Gunjina 26-vjeçar është basketbollist me përvojë ndërkombëtare, që krahas karrierës në kategorinë e dytë dhe të tretë të Spanjës, ka luajtur edhe në ligat elitare të Anglisë, Islandës e Kroacisë.

Edicionin e fundit, ai ishte pjesë e ekipit nga Zagrebi, Bosco dhe luajti me mesatare prej 6.6 pikëve e 3.4 kërcimeve për ndeshje.

Në Angli, ai ka luajtur te Newcastle, kurse në Islandë te skuadra Breidablik.

Rahoveci është nënkampion i Kosovës dhe edicionin e ardhshëm do të debutojë në FIBA Europe Cup dhe Ligën Ballkanike. Në FIBA Europe Cup do të luajë në raundin eliminator, ku do të përballet me Cluj Napocan nga Rumania.

Trajner i Rahovecit për edicionin e ri është kroati Neven Plantak, i cili më herët ka punuar në Kosovë me Trepçën dhe me këtë skuadër ka fituar titullin dhe kupën.