Menaxheri i Ilkay Gundoganit dhe xhaxhai i tij, Ilhan Gundogan, ka hedhur poshtë të gjitha raportimet që thonë se ylli i Manchester Cityt mund të transferohet te Barcelona në edicionin tjetër.
Ai ka thënë se klienti dhe nipi i tij momentalisht janë të fokusuar vetëm në fitimin e trofeve me Manchester Cityn dhe se nuk kanë ndonjë marrëveshje me ndonjë klub tjetër për momentin.
“Jam i befasuar se si dalin disa raportime për një marrëveshje të mbyllur. Nuk ka marrëveshje me ndonjë klub. Ende nuk është vendosur se ku do të luajë ai në vitet e ardhshme. Ilkay ende mund t’i fitojë tre trofe të mëdhenj në këtë sezon me Cityn si kapiten. Në këtë është i fokusuar ai”, ka thënë Ilhan Gundogan, menaxheri i mesfushorit të Cityt.