Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gundogani kërkon ta mbyll karrierën te City

Ilkay Gundogan dëshiron të mbetet te Manchester City, deri në përfundim të karrierës.

Mesfushori gjerman që është duke kaluar në formë të mirë këtë edicion dëshiron të mbetet në “Etihad”.

“Mund ta imagjinoj sinqerisht ta përfundoj karrierën te Manchester City, pasi jam i lumtur këtu”, u shpreh Gundogan.

30-vjeçari ka kontratë me Cityn, deri në vitin 2023. Këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe tre asistime. Ai është pjesë e Cityt që nga viti 2016-të kur u transferua nga Dortmundi.