Mesfushori i Përfaqësueses së Gjermanisë, Ilkay Gundogan, ka folur para ndeshjes me Francën.
Mesfushori i Manchester Cityt beson se Gjermania e ka potencialin e duhur për të arritur gjëra të mëdha në Euro 2020.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi një skuadër me lojtarë kualitativë, të cilët luajnë në nivele të larta. Kemi lojtarë të rinj të cilët mund ta bëjnë dallimin. Sa i përket ndeshjes me Francën, e dimë se do të luajmë ndaj një kundërshtari me futbollistë të talentuar. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por besoj se mund të arrijmë rezultat pozitiv”, deklaroi Gundogan.
Gjermania është në grup së bashku me Francën, Portugalinë dhe Hungarinë.