Shumë njohës të futbollit e kanë vlerësuar çerekfinalen mes Spanjës dhe Gjermanisë si finale të hershme të Kampionatit Evorpian.
Ndeshja do të luhet të premten në Stuttgart. Do të ballafaqohen dy përfaqësueset me paraqitjet më të mira.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpanja dhe Gjermania janë dy përfaqësueset e vetme që kanë nga tre trofe të Kampionatit Evropian.
Në “Euro 2024” janë përfaqësueset me më së shumti gjuajtje në kornizën e portës, janë të parat me saktësi të pasimeve, kanë pësuar vetëm tri gola dhe kanë shfaqur spektakël në fushën e lojës me lojtarë të rinj e të talentuar dhe me veteranë me përvojë.
“Do të jetë ndeshje e barabartë. Të dyja ekipet e luajnë futbollin më të mirë të turneut për momentin. Do të varet se kush paraqitet më mirë me posedimin e topit dhe nuk bën panik”, ka thënë Illkay Guendogan për faqen zyrtare të UEFA-s të enjten. Ai është kapiten i Gjermanisë.