Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gundogan tërhiqet nga Përfaqësuesja e Gjermanisë

Ilkay Gundogan

Mesfushori i Barcelonës, Ilkay Gundogan është tërhequr në moshën 33-vjeçare nga përfaqësuesja e Gjermanisë në futboll. Lajmin e ka bërë të ditur Gundogani të hënën në rrjetet sociale. 

“Pas disa javësh reflektimi. Unë kam marrë vendimin se është koha për t’i dhënë fund karrierës sime në përfaqësuesen e Gjermanisë. Mund të shikoj prapa me shumë krenari për 82 paraqitje për Gjermaninë, një numër që nuk mund ta kisha ëndërruar kurrë kur bëra debutimin tim për ekipin kombëtar në vitin 2011. Gjermania ishte nikoqire e Kampionatit Evropian të futbollit dhe si kapiten i ekipit ishte një nder i madh”, ka shkruar Gundogan. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

33-vjeçari ka zhvilluar 82 ndeshje me fanellën e Gjermanisë dhe ka kontribuar me 19 gola.