Ilkay Gundogan u prezantua të hënën si lojtar i Barcelonës.
Ai gjatë prezantimit me fanellën e Barcelonës ka thënë se ka realizuar ëndrrën e fëmijërisë.
“E kam ndjekur këtë klub që kur isha adoleshent. Jam krenar që gjendem këtu dhe do të paraqitem për Barcelonën. Ka qenë një ëndërr që kur isha i ri”, ka thënë Gundogan.
Ai pret ta fitoj Ligën e Kampionëve me Barcelonën.
“Nuk do të jetë e lehtë, por më pëlqen kjo sfidë. Kjo skuadër sapo ka fituar kampionatin, por na duhen trofe tjerë. Ne kemi potencial dhe do të përpiqemi ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, është shprehur Gundogan.
Edhe
Gundogan rikthehet te City
Mesfushori 32-vjeçar me Barcelonën ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Te Barcelona u transferua nga Manchester City.