Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guendogani prezantohet të hënën

Ilkay Guendogan do të prezantohet si lojtar i ri i Barcelonës të hënën, kur edhe do ta nënshkruajë kontratën me skuadrën e re, në prani të presidentit Joan Laporta.

Më pas, ai do ta veshë fanellën e re të Barcelonës, të cilën do ta mbajë veshur deri në vitin 2025, e në fund do të dalë para gazetarëve në konferencën për shtyp.

Guendogan në këtë afat kalimtar të verës iu bashkua Barcelonës nga Manchester City.

Në edicionin e kaluar me skuadrën angleze e fitoi tripletën, Premier Leaguen, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.

Kontribut të jashtëzakonshëm dha Guendogan 32-vjeçar, i cili shënoi 11 gola dhe dhuroi shtatë asistime në 51 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.