Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guinea Ekuatoriale siguron çerekfinalen pas penalltive

Guinea Ekuatoriale është përfaqësuesja e fundit që e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Afrikës.

Në ndeshjen e luajtur të mërkurën mbrëma, Guinea e ka mposhtur Malin pas gjuajtjes së penalltive me rezultatin 6:5.

Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta u mbyllen 0:0.

Të saktë te Guinea Ekuatoriale ishin Ruben Belima, Carlos Akapo, Jannick Buyla, Saul Coco, Iban Salvador dhe Santiago Eneme. Ndërkaq dështuan nga pika e bardhë Emilio Nsue dhe Pablo Ganet.

Te Mali të saktë nga penalltia ishin, Adama Traore, Moussa Djenepo, El Bilal Toure, Aliou Dieng, Mohamed Camara.

Edhe Senegali, gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Afrikës Futboll 6 muaj më parë Senegali, gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Afrikës

Ndërkaq, nuk ia dolën që të shënojnë Massadio Haidara, Hamari Traore dhe i fundit Falaye Sacko, të cilit goditjen ia ndali portieri Jesus Owono.

Në çerekfinale, Mali do të përballet me Senegalin.