Olympique Marseille e ka transferuar Matteo Guendouzin përfundimisht.
Lajmi është bërë publik të premten në rrjetet sociale të klubit francez.
Francezi Guendouzi ishte i huazuar, ndërsa u ble përfundimisht nga skuadra e Arsenalit, që e ka shfrytëzuar opsionin e blerjes.
Marseille ka shpenzuar 11 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit, ndërsa me skuadrën nënshkroi kontratën deri në vitin 2025.
Mesfushori qendror në edicionin e kaluar zhvilloi 55 ndeshje në të gjitha garat. Pati statistika prej pesë golash të shënuar e 14 asistime.