Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guendogan pritet të largohet nga City

Ilkay Guendogan me shumë gjasë do të largohet nga Manchester City gjatë verës, raporton të martën “Daily Mail”. Lojtari i Gjermanisë, siç raporton gazeta britanike, Guendogan i ka njoftuar krerët e klubit anglez se gjatë verës së këtij viti do të largohet për ta vazhduar karrierën në ndonjë klub tjetër.

31-vjeçari me Cityn ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Guendogan u bë pjesë e Cityt në vitin 2016. Ai u transferua nga Dortmundi për 27 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm