Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guehi mungon tetë javë

Qendërmbrojtësi i Crystal Palacet, Marc Guehi, do të jetë jashtë fushës së gjelbër deri në tetë javë pas operimit në gju.

23-vjeçari Guehi u lëndua në udhëtimin te Brightoni më 3 shkurt, ndërsa u zëvendësua në minutën e 28-të.

Pas testeve më të thella mjekësore, u mendua se mbrojtësi anglez do të jetë jashtë fushës për dy deri në tri javë.

Megjithatë, ai pritet të mungojë më gjatë.

Guehi do të mungojë në ndeshjet e Anglisë kundër Brazilit dhe Belgjikës muajin e ardhshëm.

Këto janë ndeshjet e fundit para se përzgjedhësi Gareth Southgate ta bëjë listën finale për Evropianin e këtij viti që organizohet në Gjermani.

Artikuj të ngjashëm