Sport

Guardiola thyen një rekord të dy trajnerëve

Pep Guardiola

Pep Guardiola me Manchester Cityn arriti që të mërkurën të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

City fitoi në shtëpi 1:0 ndaj Atletico Madridit, ndërsa në Spanjë të mërkurën barazoi pa gola në një ndeshje të tensionuar.

Sidoqoftë, kalimi në gjysmëfinale i Guardiolës ka bërë që ai ta thyejë një rekord të Carlo Ancelottit dhe të Jose Mourinhos.

Guardiola shkoi në fazën gjysmëfinale për herë të nëntë, më shumë se çdo trajner tjetër.

Në secilën prej katër edicioneve në Barcelonë ai u kualifikua deri në gjysmëfinale, njësoj siç bëri te Bayern Munichu në tri kampanja. Me Cityn ka kaluar dy herë në këtë fazë të garës elitare.

Ancelotti ka qenë pjesë e gjysmëfinaleve në tetë raste, njësoj si Jose Mourinho, ka shkruar të enjten “Mundo Deportivo”.