Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola thotë se UEFA veproi drejt që e anuloi shortin

Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se UEFA veproi drejt kur vendosi që ta përsërit shortin e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. UEFA bëri të ditur se për shkak të gabimeve teknike ka marrë vendim për ta anuluar shortin që e tërhoqi në mesditë.

“Mendoj se është korrekte nga ana e UEFA-s që e përsëriti shortin. Ishte një gabim, të cilin po e korrigjon dhe këto janë gjëra që ndodhin”, ka thënë Guardiola. “Nëse ka ndonjë gabim, atëherë gjërat duhet të përsëriten në mënyrë që mos të ketë hapësirë për dyshime”.