Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola nuk i beson Muriqit në lojën me këmbë, kërkon portier të ri

Foto: Koha

Portieri i ri i Kosovës, Arijanet Muriqi, rrezikon të humbë vendin e portierit rezervë te kampioni i Anglisë, Manchester City.

City po synon të transferojë portierin Zack Steffen si zëvendësues potencial për Edersonin. Kampioni i Premier Ligës ka kontaktuar me klubin Columbus Crew për Steffenin dhe konsiderohet se po mendon transferimin e tij për 5.5 milionë funte gjatë afatit kalimtar të janarit.

City e ktheu portierin kosovar Arijanet Muriqi nga huazimi te NAC Breda pasi portieri rezervë Claudio Bravo kishte pësuar lëndim të rëndë në gusht, dhe ka munguar për kohë të gjatë.

Megjithatë, siç raporton “The Guardian”, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka rezerva nëse Muriqi mund të jetë zëvendësues i Edersonit dhe klubi po shikon opsione të tjera për portë.

Në raportim theksohet se Guardiola e konsideron të domosdoshme që portierët e tij të luajnë mirë me këmbë dhe Muriqi ka treguar disa probleme në ushtrime, transmeton Koha.net.

Edhe City kërkon pesë milionë për portierin Muriq Sport City kërkon pesë milionë për portierin Muriq

Steffeni 23-vjeçar është portieri më i mirë i MLS-it sivjet dhe është paraqitur gjashtë herë deri tash për ekipin kombëtar të Amerikës.

Muriqi debutoi për Kosovën në ndeshjen e javës së shkuar ndaj Azerbajxhanit në xhiron e fundit të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve, të cilën ndeshje Kosova e fitoi 4 me 0.