Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola kontakton Messin, e dëshiron te City

Pep Guardiola raportohet të ketë biseduar me Leo Messin dhe dëshiron që të ribashkohet me të te Manchester City, raporton Goal.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka bërë kërkesë zyrtare për t’u larguar nga Barcelona, me ç’rast ka kërkuar aktivizimin e klauzolës që do ta lejonte largimin e tij si lojtar i lirë, transmeton KOHA.

Në anën tjetër Barcelona insiston se në kontratën e tij ai ka klauzolë largimi prej 700 milionë euro. Kantrata aktuale e tij i skadon më 2021.

Guardiola është shumë i interesuar që ta transferojë 33 vjeçarin te City, që është njëra ndër klubet e pakta që mund të përballojë pagën e argjentinasit.

Raportet e tyre mbesin ende shumë të afërta, pasi më parë kishin punuar së bashku te Barça.

Guardiola kishte menaxhuar Messin për katër vjet, 2008-2012.

Ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare nga City dhe një transferim i Messit do të ishte shumë kompleks, duke pasur parasysh detajet financiare të përfshira.

Për të raportohet se janë të interesuara edhe Unitedi, Interi e PSG-ja.

Artikuj të ngjashëm