Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, po e kërkon me ngulm sulmuesin norvegjez Erling Haalandin.
Guardiola po bën presion te krerët e Cityt që të bëjnë të pamundurën për ta transferuar Haalandin në afatin kalimtar të verës.
Haaland po shihet si përforcim i madh për Guardiolan për repartin e sulmit dhe norvegjezi e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga skuadra gjermane.
Aktualisht, City e ka vetëm një qendërsulmues, brazilianin Gabriel Jesus.
Haaland ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024 dhe një klauzolë lirimi që shkon deri në 100 milionë euro, të cilën City është i gatshëm ta paguajë. 21-vjeçari edhe këtë sezon ka pasur një formë të mirë duke shënuar 19 gola në 17 paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat.