Pep Guardiola i është kundërpërgjigjur ish-lojtarëve të Manchester Unitedit, francezit Patrice Evra dhe bullgarit Dimitar Berbatov, të cilët e kritikuan Manchester Cityn.
Berbatov tha se lideri i Premier League u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi për shkak të një “mendësie të vogël dhe mungesës së mentalitetit fitues”. Kurse, Evra ishte është më i ashpër duke thënë se Guardiola stërvit ekipin sikur “po luan në PlayStation” dhe e akuzoi trajnerin spanjoll se nuk ka plan rezervë kur gjërat shkojnë keq për skuadrën e tij.
Guardiola ka thënë se ekipi i tij po akuzohet për mungesë karakteri e mentaliteti nga Berbatov e Evra, gjë që kur ishin futbollistë aktiv nuk e kanë pasur.
“Përgjigja është kaq e lehtë – është i njëjti karakter dhe personalitet që humbëm në Madrid në minutat e fundit”, u tha Guardiola gazetarëve të premten.
“Një ish-lojtar specialist, si Berbatov dhe Seedorf, Patrice Evra dhe këta lloj njerëzish, ata nuk ishin aty. Kam luajtur kundër tyre dhe kur kam luajtur kundër tyre, nuk e kam parë këtë lloj personaliteti kur ne (Barcelona) i shkatërruam në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit”.
Edhe
Guardiola largohet nga Manchester City pas dekadës shumë të suksesshme
Madje, Guardiola insistoi se ekipi i tij ka karakter shumë të fortë dhe nuk u pajtua me kritikat e ish-futbollistëve të Unitedit.
“Pas katër ndeshjeve të fundit, ne shënuam 22 gola, kemi personalitet të jashtëzakonshëm. Më vjen keq, por nuk jam plotësisht dakord për këtë. Personaliteti është ajo që kemi bërë në pesë vitet e fundit, çdo tre ditë në të gjitha garat, kjo është e rëndësishme”, tha Guardiola.