Pep Guardiola ka thënë se është i lumtur në Manchester, pasi kandidati presidencial te Barcelona, Victor Font, ka thënë se dëshiron që ta angazhojë teknikun spanjoll sërish në “Camp Nou”.
Trajneri i Manchester Cityt është në vitin e fundit të kontratës së tij në “Etihad Stadium” dhe ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin për më gjatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas tërheqjes së presidentit Josep Maria Bartomeu nga Barcelona, Font është favorit për ta marrë postin kryesor në klub. Ai ka thënë se dëshiron që ta ribashkojë Guardiolën dhe Lionel Messin.
Guardiola është në sezonin e pestë te City, më gjatë se që ishte te Barcelona dhe Bayern Munichu. Megjithatë, ai insiston se është i lumtur në klub.