Pep Guardiola ka treguar se mund të pushojë nga futbolli, nëse gjatë këtij edicioni nuk vendos për bashkëpunim afatgjatë me skuadrën aktuale, Manchester City.
Trajneri rekordmen i Cityt insiston se suksesi apo dështimi në Ligën e Kampionëve nuk do të ketë ndikim në vendimin se çka do të bëjë kur kontrata aktuale të përfundojë në verën e ardhshme.
Guardiola kërkon titullin e pestë me Cityn në gjashtë vjetët e fundit në “Etihad”.
Në total ai fillon edicionin e shtatë me Manchester Cityn dhe zbuloi se pas një rundi bisedimesh fillestare, do të vazhdojë negociatat. Pas një shtyrje të negociatave, ndoshta ato do të vazhdojnë në mes të edicionit.
Negociatat mund të bëjnë që spanjolli të mbetet te City deri në vitin 2025 dhe të kompletojë thuajse një dekadë me skuadrën e madhe.
Edhe
Guardiola do të ndihet i kompletuar te City vetëm me Championsin e fituar
51-vjeçari ka pranuar se me shokët Txiki Begiristain dhe Ferran Soriano në pozita ekzekutive në klub, ai nuk do të largohet nga City për një skuadër tjetër.
“Çdo gjë mund të ndodhë. Nuk mund të them se çka do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Guardiola. “Jam goxha i sigurt se jam i lumtur këtu dhe se në fund do të qëndroj. Nëse jo, nuk është se dua të ec para, apo të shkoj diku tjetër. Është sepse do të ndalem, do të bëj një pushim. Këto janë mendimet e mia aktualisht”.
Guardiola ka thënë se është te City pasi kanë fituar. Pa suksese ai thotë se nuk do të ishte në klub. Guardiola ka shtuar se miqtë e tij në klub janë profesionistë. Thekson se ata nuk janë budallenj dhe se u duhen rezultate në këtë biznes. Atij i pëlqen puna te City.
“Shumicën e kohës jam këtu, në këto ambiente. Shumë orë jam këtu, më pas marr makinën dhe shkoj në shtëpi. Pra më pëlqen jeta ime, më pëlqen puna që kam. Nuk jam vetëm këtu. Jam i kënaqur me stafin, ekipin mbështetës. U bënë gjashtë vjet, njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Unë i njoh ata, ata më njohin mua. Nuk duhet të vendosim rregulla, çdo gjë është në lëvizje. Është ndryshe kur vjen për herë të parë. Duhet të njihni njëri-tjetrin, jo vetëm lojtarët. Njerëzit thonë se mund të jam i lumtur me lojtarët, me stafin, ekipin mbështetës, hierarkinë në klub. Qartë se është kështu. Nëse do të kisha probleme nuk do të isha këtu shtatë vjet”, ka thënë njëri prej trajnerëve më të vlerësuar në botën e futbollit.
Në ligat vendore, bilanci i Guardiolas është i jashtëzakonshëm. Ai ka fituar dhjetë tituj të kampionit gjatë 13 vjetëve me Cityn, Barcelonën dhe Bayernin.
Edhe
Guardiola largohet nga Manchester City pas dekadës shumë të suksesshme
Por triumfi i tij i fundit, dhe i dyti gjithsej në Ligën e Kampionëve erdhi në vitin 2011. Guardiola insiston se suksesi apo dështimi në Champions nuk do të vendos për kontratën e tij.
“Jo, nuk bëhet fjalë për këtë. Nuk është kjo. Jeta ime nuk varet nga kjo. Sigurisht që do të dëshiroja ta fitojë. Po, është një ëndërr apo synim për ta fituar. Jam i vetëdijshëm se sa të mirë janë rivalët dhe sa e vështirë është gara. E kam thënë shumë herë dhe njerëzit mund të mos besojnë se po arsyetohem. Njerëzit thonë se unë jam këtu për ta fituar, por nuk kam ardhur te City për ta fituar Ligën e Kampionëve. Nuk më kanë pyetur për këtë. Sigurisht që në klub e duan dhe unë e dua më së shumti. Por ishte njëjtë me Munichun. E kam fituar dy herë me Barcelonën. Dua të fitoj të gjithë trofetë e mëdhenj. Nëse jam trajner për 30 apo 30 vjet, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve çdo edicion. Nuk e vlerësoj dështim që nuk e kam fituar për dy vjet me Barçën apo për tre vjet me Bayernin. Ne duam ta fitojmë, por në të njëjtën kohë nuk jam mjeshtër i Universit. Nuk ndihem kështu. U përpoqëm dhe ishim afër edicionin e kaluar. Do të provojmë sërish. Megjithatë, unë nuk do të largohem pas 11 muajve nëse nuk e fitojmë Championsin. Do të isha më i lumturi nëse e fitojmë. Ne do të përpiqemi, por nuk do të jetë arsye”, ka thënë Pep Guardiola.