Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola 300 milionë funte për transferime

Manchester City raportohet se i ka ofruar Pep Guardiolas 300 milionë funte për përforcimin e ekipit për edicionin e ri.

City të premten zyrtarizoi transferimin e mesfushorit Bernardo Silva për 43 milionë funte nga Monaco.

Sipas Manchester Evening News, marrëveshja për Silvan është veç fillimi për “Qytetarët” që janë në kërkim edhe të Alexis Sanchezit, Kyle Walkerit, Benjamin Mendyt, Leonardo Bonuccit dhe Virgil van Dijk.

Opsione tjera për Cityn janë edhe mesfushorët William Carvalho e Fabinho.