Ngasësi i skuderisë Alfa Romeo, Zhou Guanyu, ka folur në detaje për përplasjen e rëndë që e pati në “Grand-Prix” të Britanisë në Formula 1. Ai e pranoi se nuk kishte ide se në çfarë drejtimi po fluturonte bolidi dhe se u frikësua se do të përfshihej nga zjarri. Ndihet me fat që është gjallë.
Zhou ishte i përfshirë në një prej aksidenteve më të frikshme ndonjëherë në Formula 1 të dielën, pasi makina e tij u përmbys pas një kontakti në fillim të garës. Bolidi filloi të rrokullisej në zhavorr dhe më pas doli mbi barrierat e gomave. Ngeci në një hendek të ngushtë mes rrethojës, gomave mbrojtëse dhe spektatorëve.
Pas pritjes shqetësuese, Zhou doli nga aty dhe në mënyrë të pabesueshme nuk kishte pësuar lëndime serioze.
Ngasësi kinez 23-vjeçar – garuesi i vetëm debutues në Formula 1 – foli për herën e parë për media rreth aksidentit në Silverstone, para “Grand Prix” të Austrisë, ku është i gatshëm të garojë sërish.
“Kam pasur goditje shumë të fortë që më ktheu përmbys, vazhdoi me shpejtësi konstante, por të madhe përmbi zhavorr dhe më pas e kuptova se nuk po ndalem”, ka thënë Zhou të enjten.
Edhe
Formula 1, Carlos Sainz fiton garën që mbeti në hije të aksidentit të rëndë të Zhou Guanyu
“Kështu që u lirova nga timoni dhe pavarësisht se isha në pozitë shumë të vështirë, doja të isha i sigurt më vete kur të vinte përplasja përfundimtare. Kjo është ajo që shkakton lëndime dhe është çështje e madhe. Në momentin që u ndala, nuk e dija ku isha, sepse isha përmbys. Më pas pashë një rrjedhje, por nuk e dija se nga vinte. Nuk e dija nëse vinte nga trupi im apo ishte nga makina! Kështu që vetëm tentoja ta fikja motorin. E dija se nëse do të niste të merrte flakë, do të ishte shumë e vështirë të dilja jashtë bolidit”.
Zhou nuk e ka ditur se ka qenë në mes të barrierave dhe rrethojës.
“Isha duke menduar se isha afër gomave mbrojtëse. Nuk e di se si shpëtova. Por kur e mendoj, qartë, sistemi ‘halo’ më shpëtoi në atë rast”.
Zhou foli edhe për ndjenjën kur pa “lëngun” dhe ishte i frikësuar se ishte gjak. Tani ai thotë se ka menduar ashtu për shkak të mpirjes.
“Nuk kisha dhimbje, por kisha të ftohtë në dorën e majtë dhe nuk e dija nëse ishte gjak. Nuk kisha fare ndjenja në dorën e majtë”, tha ai. “Isha më shumë i brengosur nëse makina do të përfshihej në zjarr për shkak të pozitës në të cilën kisha ngecur”.
Edhe
F1, aksident i rëndë në nismë të garës në Silverstone
Për shkak se kishte pak hapësirë, ngasësi mbeti brenda në makinë për më shumë kohë sesa në kushte normale, derisa stafi mjekësor ishte i sigurt se ai është mirë.
“Duhej ta hiqja helmetën vetë”, i ka thënë Zhou “Sky Sport F1”. “Kam provuar të lëvizja pak, në mënyrë që të dilja përmbi makinë. Isha duke pritur që ata ta kthenin makinën, sepse nuk e dija se si kisha mbetur në mes të rrethojës dhe barrierave”.
Zhou ka thënë se nuk ka mundur t’i dëgjonte tifozët teksa e përkrahnin dhe nuk e ka ditur në atë kohë që ngasësi i Mercedesit, George Russell, i cili e shkaktoi kontaktin, e kishte ndalur makinën e tij dhe kishte vrapuar mbi barrierat e gomave për ta ndihmuar.
“Një person kontaktoi me mua për të parë nëse jam në rregull. Kur i pashë fotografitë me Georgen që u hodh jashtë makinës duke kërkuar ndihmë, mendoj se është gjë e këndshme dhe sportive. Është gjë e mirë të shohësh persona si ai, që mundohen që të gjithë të jenë të sigurt”.
Edhe
Zhou firmos me Alfa Romeon, bëhet piloti i parë kinez në F1
Zhou do të jetë sërish në bolid këtë vikend në “Grand Prix” të Austrisë.
pasur disa mavijosje pas aksidentit, por çdo gjë shkoi mirë pas ditës së parë”, tha ai. “Kam pasur fare pak probleme në trup, kështu që jam shumë me fat. Gjë e mirë që jam sërish këtu dhe nuk kam pasur nevojë për pushim të gjatë”.